Kinemaja turke në zi / Ndahet nga jeta aktorja e njohur e filmit “Dashuri e ndaluar” (FOTO)

Showbiz

Kinemaja turke në zi / Ndahet nga jeta aktorja e njohur e filmit

Aktorja lindi në vitin 1945 ndërsa karrierën profesionale e nisi në vitin 1968 dhe përveç teatrit, u dallua në kinematografi, televizion dhe në artin e dublimit.

TURQI- Aktorja e njohur turke Gülsen Tuncer, e cila u bë mjaft e dashur për publikun shqiptar me rolin e “Tante Arsen” në serialin e famshëm Dashuri e Ndaluar ka humbur jetën në moshën 81-vjeçare pas një beteje me një tumor në tru.

Lajmi u bë i ditur nga fondacioni “Film-San Vakfı”, ku aktorja shërbeu si zv/presidente në vitet 2009-2011. Lamtumira e fundit për aktoren do të jepet ditën e diel, më 20 shtator 2026.

Aktorja lindi në vitin 1945 ndërsa karrierën profesionale e nisi në vitin 1968 dhe përveç teatrit, u dallua në kinematografi, televizion dhe në artin e dublimit.

Ndarja e saj nga jeta ka prekur komunitetin artistik në Turqi, ndërkohë që kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj kanë ndarë mesazhet prekëse duke treguar për rrugëtimin, kujtimet e bukura, përkushtimin ndaj teatrit dhe skenës për vite me radhë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion