Diaspora shpalos banderolën gjigante në protestë, prezanton kërkesat ndaj qeverisë

Përfaqësues të diasporës shqiptare kanë shpalosur një banderolë gjigante gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, duke paraqitur publikisht gjashtë kërkesa që, sipas tyre, duhet të adresohen për të garantuar ndryshime politike dhe institucionale në vend.
Banderola, e cila tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve në protestë, përmbante një listë kërkesash të drejtuara ndaj institucioneve shtetërore dhe klasës politike.
Në të renditeshin:
Dorëheqje imediate
Burg dhe konfiskim
Ndryshim i Kodit Zgjedhor
Qeveri teknike
Fillim i demokracisë
Monitorim dhe audit ndërkombëtar.
Shpalosja e banderolës u bë në prani të mijëra protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa përfaqësuesit e diasporës deklaruan se kërkesat e paraqitura synojnë ndryshime në sistemin politik dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit institucional.
Banderola u bë një nga elementët më të komentuara të protestës, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve dhe të mediave të pranishme në tubim.
Protesta vijon para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme shoqërore kanë paraqitur qëndrimet e tyre përmes fjalimeve, pankartave dhe mesazheve publike.