“Qeveria vrau një luftëtar lirie”, Berisha në Kuvend, kërkon një minutë heshtje për muxhahedinin që humbi jetën

Politikë

“Qeveria vrau një luftëtar lirie”, Berisha në

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar një minutë heshtje për anëtarin e MEK që humbi jetën në kampin në Manzë dy ditë më parë.

Berisha u shpreh se qeveria amorale e këtij vendi në strehë të vet një luftëtar lirie duke e cilësuar të turpshme aktakuzën e ngritur një ditë më parë.

“Dënoj me ashpërsi më të madhe kërkoj futjen në rendin e ditës të masakrës që u krye në kampin e muxhahedinëve. Jam këtu për të deklaruar se në këtë moment ndihem një muxhahedin.

Luftëtar i lirisë. U shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe simpatisë. Ndihem sot muxhahedin sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë dhe strehë të vet një luftëtar lirie. Aktakuza e djeshme që lexuam është historia më e turpshme për një vend.

Ajo e ishte e shkruar në Teheran. Aktakuza bazohej e tëra në shpifje dhe trillime të shërbimeve kundër luftëtarëve të lirisë. Aktakuza përmbante element të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve sikur nuk është një vend anëtar i NATO por një vasal i Iranit. Kërkon një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra. Ju ftoj të mbani një minutë heshtje”, u shpreh ai.

 

ME TE LEXUARAT