PS bie në 73 mandate, PD rikuperon 3 deputetë në pak orë. Rezultati i fundit!

Politikë

PS bie në 73 mandate, PD rikuperon 3 deputetë në pak orë.

Partia Demokratike ka fituar një mandat në Dibër, duke i ngushtuar shifrat në rang kombëtar me Partinë Socialiste. 

Demokratët kanë shkuar në 60 mandate në rang vendi, ndërkohë që rivalët socialistë kanë rënë në 73 mandate. 

Sjellim në vëmendje që vetëm pak orë më parë PS kishte një epërsi më të thellë me 76 mandate në total, por me kalimin e orëve “blutë” po rekuperojnë në disa qarqe.

Partia Socialiste numëron 486948 vota, ndërsa PD 391580 që lexohen ndryshe në përqindje, si PD 39.3% dhe PS 48.8%.

Deri më tani në Qarkun e Dibrës janë numëruar 194 kuti votimi nga 227 në gjithsej. Partia Demokratike ka marrë 25253 vota ndërsa Partia Socialiste ka marrë 25216 vota.

Më herët PD ka deklaruar se po numëroheshin bastionet e PS dhe se kutitë e panumëruara fshihnin rezultatin e vërtetë, pra fitoren e Aleancës për Ndryshim.

ME TE LEXUARAT