Përfundon numërimi në Bashkinë e Korçës, Salianji kandidati më i votuar

Politikë

Përfundon numërimi në Bashkinë e Korçës,

Në Bashkinë e Korçës numërimi është në përfundim, ku mësohet se Ervin Salianji, kandidati i tretë në listën e Partisë Demokratike në Korçë ka rezultuar të jetë kandidati më i preferuar nga qytetarët dhe demokratët.

Nga 18.263 vota që Partia Demokratike mori në bashkinë e Korçës, 4913  vota preferenciale kanë shkuar për kandidatin Ervin Salianjin, duke e vendosur atë në krye të listës së kandidatëve më të preferuar. Salianji ndiqet nga Andrea Mano me 4548 vota dhe i treti nënkryetari i PD, Edmond Spaho me 1900 vota.

Ervin Salianji gjithashtu udhëheq betejën e votave preferenciale edhe në Qarkun Korçë. Sot ka filluar numërimi në Bashkitë Pogradec dhe Maliq.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion