Aksident në Sarandë / Automjeti përplas 31-vjeçarin te terminali, dërgohet me urgjencë në spital

Aktualitet

Aksident në Sarandë / Automjeti përplas 31-vjeçarin te

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të Terminalit të autobusëve në Sarandë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Makina ka përplasur 31-vjeçarin Hysen Riad, me origjinë egjiptiane, teksa ky i fundit po kalonte rrugën në drejtim të terminalit.

Pas përplasjes, këmbësori ka përfunduar në tokë, ndërsa është ndihmuar fillimisht nga qytetarët e pranishëm në vendngjarje, të cilët kanë njoftuar shërbimet e emergjencës.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore dhe ambulanca, e cila transportoi të dëmtuarin drejt urgjencës së spitalit të Sarandës.

Sipas informacionit paraprak, 31-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, po kryen kontrollet e nevojshme dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ky është aksidenti i dytë i regjistruar gjatë ditës së sotme në Sarandë, pas një tjetër përplasjeje në Qafë Gjashtë, që përfundoi vetëm me dëme materiale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion