Protesta para Kryeministrisë / Qytetarët vijojnë qëndresën prej 164 ditësh: Refuzojmë dialogun, Rama ik
Lajmifundit
/
10 November 2026, 19:12
Aktualitet

Prej 164 ditësh, qytetarë, studentë dhe pedagogë vijojnë protestën e tyre përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.
Protestuesit kanë ritheksuar se nuk pranojnë dialog me kreun e qeverisë dhe se dorëheqja e tij mbetet kërkesë e panegociueshme.
Ata paralajmërojnë se do të vijojnë qëndrimin përballë godinës së Kryeministrisë, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre dhe duke bërë të qartë se nuk do të tërhiqen nga thirrja për largimin e Ramës.


