Numërohen kutitë e para në Durrës, në PS kryeson Edi Rama, në PD Cara
Lajmifundit
/
28 Prill 2021, 13:14
Politikë

Qarku i Durrësit ka nisur me vonësë numërimin e votave për kandidatët preferencialë, ku aktualisht, janë numëruar vetëm 5 kuti. Sipas KQZ, në kaq kuti, për Partinë Socialiste kryeson kryeministri Edi Rama me 238 vota. Pas tij vjen kandidati Lefter Koka me 184 vota.
Sa i përket kandiatëve femra, më e votuara nga PS është kandidatja Klodiana Spahiu me 65 vota, ndërsa pas saj vjen Milva Ekonomi me 47 vota.
Ndërsa nga Partia Demokratike më së shumti vota ka grumbulluar kandidati, Igli Cara, me 223 vota.


