Vendimi i Gjykatës së Posaçme për pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve, Soreca: Një hap tjetër kundër korrupsionit

Politikë

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për pasuritë e 3

TIRANË
Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca e ka cilësuar një lajm të mirë vendimin e Gjykatës së Posaçme me kërkesë të SPAK për sekuestrimin e pasurive të tre ish-gjyqtarëve të lartë. Në një postim në “Twitter” Soreca shkruan se ky është një hap tjetër që tregon se SPAK po ndjek detyrat e tij.

“Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të Kushtetueses & Lartë të shkarkuar nga vettingu. Një hap tjetër që tregon SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. Reforma në drejtësi në Shqipëri vazhdon”, shkruan Soreca.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për pasuritë e 3

Më herët ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim që reagoi për vendimin e GJKKO, duke Ajo shkruan në “Twitter” se reforma në drejtësi po ecën përpara hap pas hapi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion