Spanja optimiste, qershori mund të jetë i hapur për turistët

Bota

Spanja optimiste, qershori mund të jetë i hapur për turistët

Ministri i Turizmit në Spanjë, Fernando Valdés në një konferencë për mediat, foli për hapjen e vendit për turizmin. Ai tha se muaji maj do të mbahet një provë pilot në mënyrë që Spanja të ishte gati të priste turistët muajin tjetër.

Më tej, ai tha se se vendi i tij do të ishte "gati në qershor për të pranuar të gjithë turistët nga e gjithë bota.  Sidoqoftë, çdo skemë për të hapur turizmin nga vendet jo evropiane do të varej nga certifikata digjitale e gjelbër e BE. Pasaportë e cila do të tregonte këdo që është vaksinuar kundër Covid, ka një test negativ ose ka kaluar COVID-19 kohët e fundit. Disa vende tashmë kanë filluar të përdorin leje digjitale për të lehtësuar izolimet lokale.

Çelësi i certifikatës digjitale të BE është një kod QR i cili përmban të dhëna personale, për të cilin Komisioni evropian garanton qytetarët se është i sigurt. BE  tanimë ka filluar diskutimet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të siguruar njohjen e certifikatës përtej Evropës.

ME TE LEXUARAT