Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR takohen me Sali Shehun në zyrën pa drita të FRD-së

Politikë

Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR takohen me Sali Shehun në zyrën

Përfaqësues të misionit të vëzhguesve të ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit janë takuar sot me kreun e Frymës së Re Demokratike, Saliu Shehu.

Takimi është bërë në selinë e kësaj force politike, ku prej gati një muaji Bashkia e Tiranës ka ndërprerë energjinë elektrike.

Këshilltari politik i vëzhguesve të ODIR-it është njohur me situatën në selinë e një partie të opozitës, e cila u penalizua nga qeveria pas nënshkrimit të koalicionit me Partinë Demokratike.

Sali Shehu ka informuar vëzhguesit e ODIHR se selia e Frymës së Re Demokratike është pa energji elektrike qe nga data 12 mars.

Rreth një muaj më parë në zyrat e FRD-së pati një përplasje mes policisë bashkiake me përfaqësues të kësaj partie dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Sali Shehu, bashkë me anëtarë të kësaj partie vendosën të mos lirojnë ambientet e partisë, kërkesë kjo e Bashkisë Tiranë dhe tashmë prej një muaji ata punojnë pa energji elektrike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion