PD bllokoi foltoren, Balla: Duan të heqin vëmendjen nga thirrja e Shkëlzen Berishës në SPAK dhe 21 Janari

Politikë

PD bllokoi foltoren, Balla: Duan të heqin vëmendjen nga thirrja e

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur jashtë sallës së Kuvendit.

Në lidhje me bllokimin e foltores së Kuvendit nga kreu i PD Sali Berisha dhe deputetë demokratë, Balla tha se kjo bëhet me qëllim heqjen e vëmendjes nga thirrja e djalit të tij Shkëlzen Berisha në SPAK dhe provat e reja të zbuluar mbi ngjarjen e 21 Janarit.

“Situata e krijuar sot në Kuvend ka lidhje me thirrjen në SPAK të djalit të Sali Berishës. E mbani mend që në janar 2019 kur Berisha ishte njohur me faktin që në SHBA kishte nisur procedura për shpalljen e tij non grata, e njëjta situatë ndodhi në Kuvend.

Kjo lidhet me situatën e bllokimit të Kuvendit. Nikolla bëri vendimmarrjen e duhur për zhvillimin normal të Parlamentit. Jemi gjendur para disa shkeljeve të rënda të Rregullores nga Berisha e jo vetëm.

Jo vetëm vendimi disiplinor por duhet që Sekretariati të mblidhet urgjentisht e të shqyrtojë përjashtimin e për më shumë ditëve.

Seanca e sotme ishte e rëndësishme sepse do miratohej akti normativ për “Pakon e madhe”.

695 mijë pensionistë kanë marrë shpërblimin e mbështetjes, janë një numër i konsiderueshëm i familjeve me ndihmë ekonomike gjithashtu.

Seanca bllokohet sepse ata nuk duan të votojnë, duan të heqin vëmendjen nga provat e reja të 21 janarit”, ka deklaruar ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion