Kaos në Parlament, masë disiplinore për Berishën, përjashtim nga seanca plenare

Politikë

Kaos në Parlament, masë disiplinore për Berishën,

Lindita Nikolla ka përjashtuar Sali Berishën nga seanca plenare. Gjatë minutave të fundit ka pasur përplasje dhe kaos, pasi Berisha dhe deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren.

Pas disa paralajmërimeve, Berisha nuk ka ndryshuar qendrim.

Ai tha se opozita është e gatshme të qëndrojë deri pasnesër nëse do të jetë nevoja.

Berisha dhe mbështetësit e tij kërkuan prezencën e Kryeministrit në sallë si dhe ndryshimin e rendit të ditës.

“Edi Rama të vijë këtu të japë shpjegime për aferën me ish-drejtuesin e FBI” – pretendoi Sali Berisha.

Lindita Nikolla: Kam ezaruuar dhe tërheqjen e vëmendjes dhe paralajmërimin. Jemi për masën e tretë që është përjashtim nga seanca.

Jepet masa disipoinore përjashtimi nga seanca plenare e Sali Berishës se deputeti vazhdon të mbajë të zaptuar foltoren dhe pas vërejtjes dhe paralajmërimit.

Bllokimi i foltores nga Berisha erdhi pasi kryetari i PD akuzoi kryeministrin e Shqipërisë dhe këshilltarët e tij si të përfshirë në aferë korruptive me një nga njerëzit më të rëndësishëm për sigurinë në SHBA.

ME TE LEXUARAT