60 minuta në SPAK, Shkëlzen Berisha: U mora në pyetje si një person që ka dijeni për “Gërdecin”

Politikë

60 minuta në SPAK, Shkëlzen Berisha: U mora në pyetje si një

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se një ore i marrë në pyetje për ngjarjen e Gërdecit.

Ai u shpreh  se ka qenë në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen.

Berisha u shpreh i habitur për faktin që thirret nga Prokuroria  e Posaçme, pasi ai nuk ka dijeni dhe ato që çfarë ka pasur për të thënë i ka bërë publike.

“Jam thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen e Gërdecit. Unë s’kam lidhje me këtë ngjarke, kam përsëritur ato që thënë publikisht.

Më bën përshtypje fakti se ë njëjta prokurori 15 vite më parë ka thënë që nuk i sheh të nevojshme këto deklarime”, tha ndër të tjera Shkëlzen Berisha.

Lidhur me shkresën në ministrinë e drejtësisë, për të cilën dëshmoi në SPAK edhe ish ministri Aldo Berisha, Shkëlzen Berisha mohoi të ketë lidhje me të, edhe pse nuk mohoi takimet e zhvilluara në ministrinë e Drejtësisë.

“S’kam asnjë lidhje me shkresë, Prokuroria duhe të thotë pas 15 vitesh kush e ka bërë atë shkrim. Mendoj që padiskutim prokuroria duhet të thotë e kujt eshtë kaligrafia, nëse nuk është falsifikim. Në orgjinal nuk ka asnjë shënim të tillë.

Që unë të futem në ministrin e drejtësisë për të takuar miqtë e mi, nuk do të thotë të marr vendime për VKM.” -u shpreh Shkëlzen Berisha.

Ndër të tjera ai tha se do të vijë në SPAK sa hetë prokuroria e posacme ta kërkojë, si një detyrim ligjor, ndërsa u shpreh se nuk ndihet aspak i rrezikuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion