Pas Hungarisë, kryeministri Rama takon në Sofje homologun bullgar Stefan Yanev

Politikë

Pas Hungarisë, kryeministri Rama takon në Sofje homologun bullgar

Pasi ka përfunduar vizitën në Hungari ku takoi edhe kryeministrin Viktor Orban, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Sofje.

Siç duket nga fotot që ka publikuar në mediat sociale, Rama është takuar me homologun bullgar Stefan Yanev.

Kreu i qeverisë shoqërohet nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ajo e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Turi i vizitave të kryeministrit nisi me Rumaninë, ndërsa së fundmi Rama shkoi vizitoi edhe Turqinë. Fokus i takimeve të kryeministrit me liderët e tre vendeve është çështja e integrimit në BE.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion