Emrat/ Pakt PS-Rithemelim dhe për ligjet me 84 vota në Kuvend, zgjidhet grupi i dialogut

Politikë

Emrat/ Pakt PS-Rithemelim dhe për ligjet me 84 vota në Kuvend,

Është mbajtur sot (28 mars) mbledhja e parë e grupit të dialogut mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash në Kuvend.

Në mbledhjen e radhës pritet të caktohet objekti i punës së grupit të dialogut që u mblodh sot në Komisionin e Ligjeve.

Rithemelimi u përfaqësua nga Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ndërsa PS nga Damian Gjinkuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.

Grupi i dialogut që do të veprojë brenda komisionit parlamentar të ligjeve, synon që të çohet përpara bashkëpunimi mes palëve për ligjet që kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion