"Një puthje...", Heidi dhe Romeo bëjnë paqe, momente intime mes tyre në BBV3

Showbiz

"Një puthje...", Heidi dhe Romeo bëjnë paqe, momente

Pas debateve që patën me njëri-tjetrin, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin. Çifti, që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, duket se ka sheshuar mosmarrëveshjet.

"Një puthje...", Heidi dhe Romeo bëjnë paqe, momente

Teksa ndodheshin te dhoma e gjumit, në krevate të ndryshme, në një moment Heidi shpreh dëshirën që Romeo ta puthë. E aktori nuk ngurroi dhe u afrua pranë saj.

“Hajde më puth pak”, i tha Heidi, ndërkohë ai i kthehet: “Çfarë do?”.

“Një puthje”, u përgjigj Baci dhe Romeo u afrua drejt saj duke shkëmbyer puthje në buzë.

Heidi dhe Romeo, dy nga banorët e “BBV3”, krijuan një romancë brenda shtëpisë më të ndjekur e cila përfundoi shumë herët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Dyshja është parë çdo ditë teksa e vuan ndarjen nga njëri-tjetri, por siç duket ata kanë zgjedhur të mos qëndrojnë më në distancë.

 Mbrëmjen e djeshme dyshja është parë të shijojë praninë e njëri-tjetrit në oborr, me puthje dhe përqafime.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion