Refuzoi të paguante 10 mln lekë, ish-ministri Beqaj “ngujohet” në SPAK, do të lexojë dosjen e tij

Politikë

Refuzoi të paguante 10 mln lekë, ish-ministri Beqaj

Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije se pasi kanë refuzuar të paguajnë faturën e SPAK për të marrë kopje të akteve të dosjes së klientit të tij, do të qëndrojnë në Prokurorinë e Posaçme për të lexuar të gjithë dosjen.

Ermal Yzeiraj, është shprehur se kanë paraqitur një kërkesë tek gjyqtari Erjon Bani, ku sipas tyre argumentojmë paligjshmërinë e akteve ku bazohet fatura e SPAK, por ende nuk ka një zbardhje vendimi.

Avokati: Për sa i përket bazueshmërisë së dokumenteve, ne kemi paraqitur një kërkesë tek gjyqtari Erjon Bani, ku argumentojmë paligjshmërinë e akteve ku bazohet fatura e SPAK. Gjyqtari ende nuk e ka zbardhur vendimin, na ka orientuar të shkojmë në Gjykatë Administrative. Kjo është një cik rrugë e lodhshme, por jo e pamundur.

Pyetje: A është hera e parë që paguani një faturë të tillë, se ju prej kohësh mbroni persona përpara SPAK dhe GJKKO, apo ndodh me të gjithë personat që janë duke u hetuar nga ky institucion?

Avokati: Ironi është se më të njëjtët prokurorë, me të njëjtët gjyqtar, çështje tjetër nuk kam paguar asnjë lek.

Pyetje: A mendoni se për 24 orë do mund ta studioni të gjithë dosjen?

Avokati: Jo, e pamundur, do lexojmë sa të mundemi.

Pyetje: Po thoni që Beqaj do qëndroj sot gjatë gjithë kohës në SPAK deri në përfundim të orarit zyrtar?

Avokati: Sa të na lejojnë të lexojmë , do vazhdojmë të lexojmë, unë doja thjesht të pijë një kafe.

Pyetje: Po si do e kaloj zoti Beqaj këtë?

Avokati: Do e përballoj!

Që prej orës 9:00, prokurorët i kanë vënë në dispozicion dosjen, në një dhomë të posaçme ku qëndrojnë avokatët, për t’u njohur me të.

Ish-ministri i Shëndetësisë, që është nën akuzë për Sterilizimin, bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj. Beqaj refuzoi që të paguante 1 milion e 200 mijë lekë për çështjen.

 

ME TE LEXUARAT