Numërohet më shumë se gjysma e votave në Gjirokastër, kryeson PS me 54.79%, PD 29%
Lajmifundit
/
26 Prill 2021, 11:26
Politikë

Në Gjirokastër janë numëruar 54% të votave, më shumë se gjysma, dhe sipas KQZ, kryesuese është Partia Socialiste ka marrë 54.79% të votave
PS ndiqet nga Partia Demokratike me 29.01%, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, ka marrë 13.40%.
Aktualisht, në rang vendi, PS kryeson, duke marrë 77 mandate, ndërsa PD me 55 mandate, LSI me 9. Gjithashtu, ka përfunduar numërimi në disa bashki, ku fituese është shpallur PS, përveç Hasit në Kukës, ku fituese është shpallur PD.


