Nuk pranon humbjen, Mark Marku sulmon PS: T’i përzësh me shkelma nga zyra, do këtë revoltë

Politikë

Nuk pranon humbjen, Mark Marku sulmon PS: T’i përzësh me shkelma

Mark Marku, kandidati për deputet në Lezhë, për Partinë Demorkatike, është përplasur një natë më parë në emisionin e Blendi Fevziut, me një socialist. Ai i revoltuar shprehet se populli është shitur për një thes miell, duke sulmuar PS që janë të pacipë.

“Mark Marku: E keni çuar popullin në atë pikë, saqë shitet dhe ka festë kur ka miell një thess mielli. Dhe në fund fare u caktojnë çmimin. U thonë ja, ju fleni një thes mielli dhe 50 mijë lekë. Por ju jeni të pacipë

Arbjan Mazniku: Si qenkemi?

Blendi Fevziu: Në çfarë kupimi?

Mark Marku: Po ja, me këta ka kuptimin që tu ngrihesh dhe t’i përzësh me shkelma nga zyra e t’i nxjerrësh ne rrugë e t’i trajtosh si rrugaçë.

Blendi Fevziu: E provove njëherë Mark

Mark Marku: Jo more jo, nuk ka ndodhur kjo gjë.

Blendi Fevziu: Çfarë do ndodhë?

Mark Marku: E di ti çfarë ndodh kur nuk lejohen zgjedhje? Revoltë.

Blendi Fevziu: Do ketë revoltë?

Mark Marku: Revoltë do ketë!”, biseda në studio.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion