Shkelën rregullat e qarkullimit, policia rrugore prangos 5 persona

Aktualitet

Shkelën rregullat e qarkullimit, policia rrugore prangos 5 persona

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm se janë arrestuar 5 persona, të akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Shtetasit akuzohen për vepra të ndryshme.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Th. A., 33 vjeç dhe I. Gj., 37 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; R. J., 19 vjeç dhe A. Xh., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

D. G., 50 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion