Kapen në flagrancë me lëndë narkotike, “Shqiponjat” arrestojnë 2 të rinjtë

Aktualitet

Kapen në flagrancë me lëndë narkotike,

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm, se dy persona, në situata të ndryshme, janë arrestuar nga “Shqiponjat”, pasi iu gjet lëndë narkotike, pas një kontrolli fizik.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. S., 30 vjeç, pasi  gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 20 vjeç, pasi dyshohej se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion