Goditi me thikë 30-vjeçarin, nuk i shpëton policisë autori në Shkozë

Aktualitet

Goditi me thikë 30-vjeçarin, nuk i shpëton policisë autori

Policia e Tiranës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka rënë në pranga një 48-vjeçar pasi ka goditur me thikë një 30-vjeçar, i cili fatmirësisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në Shkozë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion