Nuk fitoi me listë të hapur, demokrati thumbon opozitarët: Nuk kisha as tutor as grupe kriminale nga pas

Politikë

Nuk fitoi me listë të hapur, demokrati thumbon opozitarët: Nuk

Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave me një mesazh të fortë, ku shprehet se distancohet hapur nga fenomeni i shit-blerjes së votës dhe ndikimi i grupeve kriminale në politikë. 

Në rrjete sociale Kalaja thekson se fushatën e ka bërë me mjete modeste dhe pa asnjë lloj mbështetjeje të dyshimtë.

“Nuk kam pasur tutor votash nga pas, as njerëz me influenca të çuditshme politike, as orientim partie që të votohem me domosdo, as grupe kriminale, as trafikant votash dhe as media në dispozicion të fushatës.

Votat e mia janë të pastra, e pranuar kjo publikisht edhe nga kundërshtari. Janë vota gjaku. Nuk kam blerë vota. Nuk kam premtuar asgjë në këmbim të votës.”-tha Kalaja. 

ME TE LEXUARAT