"Një fisi iu dhanë 10 mijë euro për të mos votuar", Flamur Noka gjen shkakun e humbjes në zgjedhje

Politikë

"Një fisi iu dhanë 10 mijë euro për të mos

Flamur Noka ka shpjeguar humbjen e partisë së tij në zgjedhjet e së dielës. Para hyrjes në takimin me Drejtuesit Politikë të Qarqeve, Noka tha se janë paguar shuma të mëdha parash për blerjen e votave.

“Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve, por qeverisë. Si shpjegohet që një keqqeverisje shkon lart e më lart, rriten vjedhjet dhe krimi dhe këta shtojnë votat.

Kanë blerë dhjetëra mijëra karta për të ndenjur qytetarët në shtëpi. Më thoshte një miku im, kryetar i një dege, në Selenicë, po e pyesja për një fshat që unë e di që janë të djathtë. I thashë si shpjegohet.

I thirra gjithë ditën në telefon, nuk me erdhën. Kur të nesërmen takova njërin nga anëtarët e fisit. Më tha më erdhën dhe me dhanë 10 mijë euro. Më thanë mos dil në votim. 10 mijë euro për fisin.

O ka prova për këto vjedhje o nuk ka për të pasur më kurrë. E patë raportin e OSBE/ODIHR. 100 euro për pensionist dhe falja e gjobave nuk ishte blerje vote? A e patë te komisioni i numërimit të votave se fletët ishin të palosura njësoj dhe me të njëjtin stilolaps të shënuar nga e njëjta dorë” – tha Noka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion