Ndryshon emri i deputetit fitues të PD në Korçë, mbeten jashtë Spaho dhe Mano, fituesit në listën e PS

Politikë

Ndryshon emri i deputetit fitues të PD në Korçë, mbeten

Në Qarkun e Korçës janë numëruar 422 qendrat për votat preferenciale duke përcaktuar kështu edhe ata që kryesojnë nga PS-ja dhe PD-ja.

Në bazë të votave të marra PS do të çojë në kuvend 3 deputetë nga lista e hapur dhe  në krye të renditjes janë Ilirian Pendavinji, Bledi Como dhe Besa Spaho, e cila përfiton nga kuotat gjinore.

Jashtë Kuvendit mbetet deputetja aktuale Enslemvera Zake.

PD arrin të fusë në Kuvendin e ri një deputet nga lista e hapur, Fidel Kreka, ndërsa nuk arrijë të sigurojnë mandatin e deputeti Edmond Spaho dhe Andrea Mano.

Lista e PS- 6 mandate
Niko Peleshi (listë e mbyllur)
Romina Kuko (listë e mbyllur)
Genti Lakollari (listë e mbyllur)

1 Ilirian Pendavinji 10133
2 Bledi çomo 9478
3 Besa Spaho 6691

Lista e PD- 4 mandate
Ivi Kaso (listë e mbyllur)
Ledina Alolli (listë e mbyllur)
Bledjon Nallbati (listë e mbyllur)
Fidel Kreka  6523

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion