“Çmimi më i lartë në botë!”/ Nafta 220 lekë për litër, Berisha: "Në asnjë vend të botës nuk do të tolerohej"

Politikë

“Çmimi më i lartë në botë!”/ Nafta 220

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër qeverinë për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke deklaruar se karburanti shitet me një kosto të papërballueshme në raport me pagat.

Sipas tij, niveli i lartë i çmimit lidhet drejtpërdrejt me taksimin që shteti i vendos çdo litri naftë, në rreth 1.1 euro.

“Në asnjë vend të botës nuk do të tolerohej. Nafta 220 lekë është çmimi më i lartë në botë në proporcion me pagat. Edhe në nominal është një nga çmimet më të larta në botë.

Nafta në këto çmime ka si shkak themelor tatimin e litrës së naftës nga shteti me 1.1 euro.

Tatim që nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Kosova e Maqedonia ka gjysmën e tatimit që ka Shqipëria ndaj nafta atje është gjithmonë 5-600 lekë më lirë se në Shqipëri. Jemi zotuar që në mbledhjen e parë të qeverisë së PD do të përgjysmojmë taksën për naftën dhe nuk do të shitet litër nafte në Shqipëri më shtrenjtë se në Kosovë e Maqedoni”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion