"Mprihni sëpatat e sfurqet”, SHBA i kërkoi të ndalet, Meta përplaset me ambasadoren: Boll! Shiko punën tënde

Politikë

"Mprihni sëpatat e sfurqet”, SHBA i kërkoi të ndalet,

Presidenti Ilir Meta përplaset me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim. Dy ditë më parë Ilir Meta u kërkoi qytetarëve që të “mprihnin sëpatat e sfurqet” për të mbrojtur votën në 25 Prill, ndërsa mbrëmjen e sotme ambasadorja amerikane i kërkoi të ndalet duke i cilësuar të papranueshme deklaratat, pasi ata që nxisin dhunë, sipas diplomates së SHBA-së do të mbajë përgjegjësi.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin sfurqet në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisim dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimet e tyre. Ndal”, shkroi ambasadorja Kim.

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj direkt gjatë një interviste te SyriTv duke i kërkuar që të shikojë punën e saj dhe të mbajë vendin e saj dhe jo të ndërhyrë në Shqipëri. Ilir Meta tha Kim i kishte kërkuar që Dvorani të rikthehej në krye të KED-së.


“Meqë më dërgoi live SMS i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet më Edi Ramën.

Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvoranin. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës” tha Meta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion