"Mos përmend sfurqet" Yuri Kim i shkruan mesazh live Metës: Deklaratat për dhunë meritojnë dënim

Politikë

"Mos përmend sfurqet" Yuri Kim i shkruan mesazh live Metës:

Ambasadorja amerikane ne Tirane Yuri Kim ka reaguar ne lidhje me deklaratat e presidentit Ilir Meta. 

Nje fakt te tille e pranoi edhe kreu i shtetit live ne emisionin e Cim Pekes.

"Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me cfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen", tha Meta.

Nderkohe edhe publikisht Yuri Kim ka reaguar due shkruar ne Twitter se: 

Eshtë e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin "force" në 25 Prill nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndale!

Presidenti Meta theksoi me tej se: 

Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtet me Edi Ramen.
Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.

Meta i adresoi edhe nje mesazh tjeter diplomates amerikane kur tha: E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme./lajmifundit.al

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion