Thirrjet e ambasadores Yuri Kim, Meta flet për herë parë për Tom Doshin

Politikë

Thirrjet e ambasadores Yuri Kim, Meta flet për herë parë për

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë për kreun e PSD-së, Tom Doshi pas thirrjeve të ambasadores amerikane, Yuri Kim për të mos lejuar kandidimin e tij në zgjedhjet e 25 prillit. 

Meta është shprehur problemi i vërtetë është Edi Rama dhe jo Tom Doshi. Sipas Metës Rama ka detyruar krijimin e Strukturës për Mbrojtjen e Votës. 

"Pse Nuk flet për Tom Doshin?

-Problemi i Shqipërisë nuk është zoti Tom, problemi i Shqipërisë është Edi Rama. SMV nuk e ka ngritur PD-ja.

E ka ngritur Edi Rama dhe policia e shtetit që nuk zbatojnë ligjin. Policia të mos detyrojë popullin e Beratit të bllokojnë furgonin në Berat. Të mos detyrojë popullin të kapi drejtorin në Bulqizë.

Pra është detyrë e Edi Ramës. Një polic i thjeshtë dhe më i ndershmi është më i fortë se ccdo tjetër. Nëse një polic i ndershëm, të kishte një ministër të ndershëm që do ta ketë së shpejti, ai i bën gjëmën kriminelit më të tmerrshëm."-tha Meta. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion