"Erdhi dita", Meta: Jam i lumtur, Rama sot pas orës 00:00 nuk është më kryeministër por kujdestar

Politikë

"Erdhi dita", Meta: Jam i lumtur, Rama sot pas orës 00:00 nuk

Teksa kryeministri Edi Rama mbylli fushatën elektorale në Vlorë me akuza për të, presidenti Ilir Meta është shprehur se mandati i Ramës në krye të Qeverisë mbaron sonte në orën 00:00. Meta thekson se roli i Ramës pas orës 00:00 është thjesht kujdestar. 

Ai i bëri thirrje shqiptarëve të shkojnë të votojnë të dielën dhe të marrin sovranitetin në dorë. 

"Jam i lumtur që më në fund erdhi dita, ku populli shqiptar të shkojë në kutitë e votimit dhe ku të marrë sovranitetit e tij në dorë. Populli shqiptar do tregojë se është popull shqiponjash dhe jo sorrash. Edi Rama eshte nje Kryeminister ne largim. Ai e mban kete detyre deri sot ne ora 00:00. Ne ora 00:00 ai e mbyll detyren e tij. Pas kesaj ore ai nuk eshte me Kryeminister, por thjesht nje kujdestar.

Presidenti Meta: Edi Rama që nga sot është kujdestar, ai e ka mbyllur mandatin. Pjesa tjetër pastaj janë thjeshtë procedura dorëzimi i ambienteve që janë për t'u përdorur nga Kryeministrit i ardhshëm."-u shpreh Meta. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion