Të shtënat me ar'më në Shkodër, kush është 24-vjeçari që humbi jetën dhe si ndodhi përplasja ku u plagos babai i tij?

Aktualitet

Të shtënat me ar'më në Shkodër, kush
Publikohet fotoja e 24-vjeçarit Ylber Luli, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm pas një konflikti me armë zjarri në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku 25-vjeçari Andri Vulaj dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj 63-vjeçarit Qamil Luli dhe djalit të tij, 24-vjeçarit Ylber Luli.

Gjatë konfliktit, edhe Andri Vulaj mbeti i plagosur me thikë.

Të tre personat u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, por 24-vjeçari Ylber Luli nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë ndërhynë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e Andri Vulajt. Në cilësinë e provës materiale, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë./vizionplus.tv

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion