Çfarë po ndodh me 25 objektet që po rrafshohen në Vlorë? Fadroma të shumta zbarkojnë në vend

Aktualitet

Çfarë po ndodh me 25 objektet që po rrafshohen në
Bashkia e Vlorës ka nisur një aksion për prishjen e 25 objekteve, shtesave dhe ndërtimeve pa leje në zonën pranë bllokut të Tregut të Orizit.

Ndërhyrja po zhvillohet në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit dhe Policinë Bashkiake, me asistencën e shërbimit zjarrfikës.

Në terren ka qenë e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, e cila ka ndjekur nga afër zhvillimin e aksionit. 

Sipas Bashkisë, ndërhyrja synon lirimin e hapësirës për hapjen e rrugës, në kuadër të projektit për rikonstruksionin total të këtij blloku banimi.

Aksioni pritet të vijojë me shembjen e të gjitha ndërtimeve të parashikuara në projekt, duke i hapur rrugë rehabilitimit, sistemimit dhe rikualifikimit të zonës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion