Tha se do flinte me të në një krevat, Megi Pojani i përgjigjet Heidi Bacit

Showbiz

Tha se do flinte me të në një krevat, Megi Pojani i

Një ditë më parë, Heidi Baci teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” foli për eksperiencën e re që e pret nën moderimin e programit të dashurisë, “Për’puthen”.

Një pyetje të Blendi Salajt se me kë do të flinte në një krevat mes ish-moderatoreve të “Për’puthen”, Heidi tha emrin e Megi Pojanit. Ajo shtoi se i ka pëlqyer moderimi i saj dhe se ka shumë energji e shumë ngjyra.

“Mendoj me Megin, të më jepte ndonjë këshillë. Mirë do të ishte motër. Hajde këtu”, tha ndër të tjera Heidi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Pojani, e cila ka postuar në “Instastory” një lajm nga deklarata e Bacit. Bashkëngjitur me të, ajo i ka lënë disa këshilla Heidit dhe në fund i thotë që t’a telefonojë.

“Dashuri, me kënaqësi. Nuk është e thjeshtë të dorëzosh një familje. Drejtoje, dashuroje dhe dënoje siç e meriton. Më telefono, jam në qytet”, shkruan Megi Pojani në postimin e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion