Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

Bota

Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e

Përshkallëzojnë marrëdhëniet mes Izraelit dhe Britanisë së Madhe. Ministri i Jashtëm Gideon Saar tha se Izraeli do të mbyllte konsullatën britanike në Jeruzalem dhe e quajti ‘’armiqësore’’ qeverinë e Londrës. 

Reagimi i fortë pasoi njoftimin e sekretarit për punët e jashtme në Britani, Ed Miliband, se do të ndalonin importin e mallrave nga kolonitë Izraelite ne Bregun e Pushtuar perëndimor.

Milliband foli për pastrim etnik nga ata që I quajti terroristët kolonë, dhe akuzoi qeverinë Izraelite se po mbyllte një sy.

Sanksionet e njoftuara shkuan më tej nga sa pritej teksa  qëllimi i qartë ishte të sinjalizohej një ndryshim në qasjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Izraelit.

Njëmbëdhjetë vend përfshirë Francën, Kanadanë, Spanjën dhe Poloninë – do të zbatojnë të njëjtat sanksione ndaj vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor, të cilat janë të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion