Ministri Hasani takon Papa Françeskun, video e vizitës në Selinë e Shenjtë

Minstri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u takua me Papa Françeskun.
Takimi u krye në kuadër të 10-vjetorit të vizitës apostolike të Papa Françeskut në Shqipëri dhe në 5-vjetorin e Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor dhe Bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, nënshkruar në Abu Dabi.
I pari i Vatikanit priti ministrin Hasani, i cili më pas u takua edhe me homologun e tij në Vatikan, imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe me Organizatat Ndërkombëtare, njofton zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.
Pasditen e djeshme, imzot Gallagher dhe ministri Hasani morën pjesë në konferencën e organizuar nga ambasadorja e Shqipërisë në Selinë e Shenjtë dhe në Urdhrin Sovran të Maltës, Majlinda Frangaj mbi dialogun ndërfetar, në Universitetin Gregorian të Romës.
????HIGHLIGHTS | Pope Francis held a meeting at the Vatican with Igli Hasani, Minister for Europe and Foreign Affairs of Albania. pic.twitter.com/H6lc7jrm10
— EWTN Vatican (@EWTNVatican) March 25, 2024
Tema “Dialogu dhe vëllazërimi ndërfetar si garanci e paqes: rasti i Shqipërisë” mblodhi në ateneun e jezuitëve ekspertë të ndryshëm të fushës, të cilët kremtuan 10-vjetorin e vizitës apostolike të Papës Françesku në Shqipëri dhe 5-vjetorin e Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor dhe Bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, nënshkruar në Abu Dabi nga vetë Ati i Shenjtë dhe nga Imami i Madh i Al Azharit, Ahmad Al-Tayyeb.
Veprimtaria organizohet në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Ndërfetare të Gregorianës.


