Pushon shiu pas 12 orësh, ekipet e Ujësjellësit në terren për pastrimin e pusetave! Një zonë e Vlorës mbetet nën ujë

Aktualitet

Pushon shiu pas 12 orësh, ekipet e Ujësjellësit në terren

Pas më shumë se 12 orësh reshjesh intensive shiu, të cilat përfshinë qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme, rreth orës 21:30 reshjet kanë pushuar. Megjithatë, situata mbetet problematike në disa zona të qytetit, për shkak të pranisë së ujit.

Problematike paraqitet situata në zonën e Pavarësisë 3, e njohur nga banorët e Vlorës edhe si zona e Albano dhe Rominës, ku uji vijon të jetë i pranishëm në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin.

Ndërkohë, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë ndodhen në terren për të monitoruar situatën, si dhe për të ndërhyrë në pastrimin e pusetave.

Pavarësisht ndërprerjes së reshjeve, prurjet dhe uji i akumuluar kërkojnë ende monitorim nga strukturat përkatëse.

Gjatë ditës së sotme, prezencë uji është shënuar në disa rrugë dhe lagje të Vlorës, por në orët e mbrëmjes vetëm rruga “Albano dhe Romina” ka mbetur nën ujë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion