Morën ryshfet prej 150 eurosh nga dy shqiptarë, arrestohen dy policët në Bullgari

Aktualitet

Morën ryshfet prej 150 eurosh nga dy shqiptarë, arrestohen dy

Dy oficerë të policisë kufitare bullgare, janë arrestuar pasi morën ryshfet prej 150 eurosh nga 2 shqiptarë në pikën kufitare të “Gyueshevo” në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Mediat vendase shkruajnë se për rastin, janë ndaluar edhe 2 shtetasit shqiptarë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës (23 mars) kur shqiptarët kërkuan që një person me inicialet S.L, të largohej nga Bullgaria pa u sanksionuar për tejkalimin e afatit të vizës në vend.

Ryshfeti i ofruar nga shqiptarët u pranua oficerët e policisë kufitare, të cilët për pasojë u arrestuan dhe po hetohen për shkelje të tjera që mund të kenë kryer.

ME TE LEXUARAT