Reshjet e dendura sjellin inerte në Qafën e Vishës në Himarë, bllokohet qarkullimi në një korsi të aksit rrugor (VIDEO)

Aktualitet

Reshjet e dendura sjellin inerte në Qafën e Vishës në

Rrëshqitja e inerteve në rrugë ka shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në Qafën e Vishës, në Himarë, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë që përfshinë ditën e sotme qarkun e Vlorës.

Pas situatës së krijuar, në vendngjarje kanë ndërhyrë kontraktori përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe shërbimet e MZSH-së për largimin e materialeve të depozituara në aks.

Falë ndërhyrjes, rruga është bërë e kalueshme në njërën korsi, ndërsa puna për pastrimin e korsisë tjetër do të vijojë gjatë orëve të para të mëngjesit të nesërm.

Drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment duhet të tregojnë kujdes të shtuar, për shkak të kushteve të krijuara nga reshjet dhe pranisë së inerteve në rrugë.

VIDEO

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion