Meta fajëson Ramën për vrasjen në Elbasan: Strukturat e opozitës për mbrojtjen e votës, legjitime

Politikë

Meta fajëson Ramën për vrasjen në Elbasan: Strukturat e

Presidenti i Republikës Ilir Meta komentoi në një intervistë për televizionin lokal në Vlorë, ngjarjen e shënuar një ditë më parë në Elbasan, me një të vdekur e 4 të plagosur. Meta fajësoi kryeministrin Rama si të vetmin përgjegjës sipas tij, për ngjarjen dramatike.

“Konfliktin ne Elbasan e stisi Edi Rama, i cili eshte i vetmi pergjegjes per ate situate dhe per te gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rende ndodhi ne pranine e policise, qe tregon se ky eshte nje shtet i kapur nga krimi.

Struktura per mbrojtjen e votes eshte nje e drejte legjitime e opozites, ne kushtet kur Damiani ne vend qe te ishte sot ne burg eshte kandidat per deputet, kur struktura kriminale te Rilindjes vazhdojne me manovra per blerjen e votes dhe presione ndaj qytetareve.
Per kete oferte te tyre poshteruese, Rilindja do ndeshkohet ne menyren me shembullore me 25 Prill.” u shpreh Meta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion