Bordi i Paqes, Rama: Më ka ardhur ftesa nga Donald Trump për të vizituar Uashingtonin

Politikë

Bordi i Paqes, Rama: Më ka ardhur ftesa nga Donald Trump për të

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se ka marrë një ftesë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim, në kuadër të themelimit zyrtar të Bordit të Paqes.

Në podkastin e tij “Flasim”, Rama iu përgjigj kritikëve që, sipas tij, kishin vënë në dyshim ekzistencën e ftesës. Ai kujtoi debatet e mëparshme në Kuvend, duke i cilësuar pretendimet si të pabazuara dhe “qesharake”.

Sipas Ramës, Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht për anëtarësimin apo për qëndrimin si anëtare e përhershme në këtë bord, por do të përfaqësohet përmes rolit dhe reputacionit të saj ndërkombëtar.

“Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s’më kanë ftuar,se,se,se… Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion