“Më jep kohë se e zgjidh vetë në…” Berisha zbardh debatin 7 orësh mes Ramës dhe Ballukut

Politikë

“Më jep kohë se e zgjidh vetë në…”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me çështjen e Belinda Ballukut dhe hetimin e saj nga SPAK.

Sipas Berishës, gjatë një debati 7-orësh mes Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama në zyrën e këtij të fundit, Balluku ka kërkuar me insistim që të mos emërohet askush tjetër në vendin e saj.

“Më jep kohë, se e zgjidh vetë në Gjykatën e Lartë”, i ka thënë Balluku kryeministrit, sipas denoncimit të kreut demokrat.

Berisha pretendon gjithashtu se drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është vënë plotësisht në krah të Belinda Ballukut për të mbrojtur pozicionin e saj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion