Me ditë të tëra për të numëruar votat, Celibashi zbulon arsyen: Pse vonohemi më shumë se Kosova dhe Maqedonia

Politikë

Me ditë të tëra për të numëruar votat, Celibashi

Kryetari i Komisionit Zgjedhor Ilirjan Celibashi është shprehur në lidhje me arsyen e vonesës së rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri krahasuar me Kosovën apo Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij arsyeja kryesore ishte sepse në Shqipëri numërimi bëhet i përqendruar ndërsa në Kosovë numërohen votat në të njëjtin vend ku votohet.

‘E para lidhet me procedurat e nxjerrjes së rezultatit, ne e kemi të ndryshëm nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në Shqipëri e bëjmë në mënyrë të përqendruar, në Kosovë bëhen në qendrën e votimit aty votohet aty hapen kutitë aty numëërohet, siç është bërë këtu deri në 2003 që brenda natës dilte rezultati. Është koha që të merr transportimi i kutive.’- u shpreh ai.

Ndërsa në lidhje me numërimin elektronik Celibashi tha në emisionin ‘Opinion’ se ishte një kohë e shkurtër për t’u implementuar një metodë e tillë.

‘Ishte dhe kjo një ide, por sa kohë ligjvënësi nuk e ka parashikuar si opsion, plus dhe koha ishte e ngushtë. Kemi përgatitur projektin e identifikimit eklektronik.’– tha Celibashi

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion