Votoi Vjosa Osmanin për presidente, AKK-ja kërkon që Albena Reshitaj të dorëzojë mandatin

Kosovë&Rajon

Votoi Vjosa Osmanin për presidente, AKK-ja kërkon që Albena

Disa ditë pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si president, ka reaguar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha. Ai tha se zgjedhja e saj u bë  me pazare, ndërsa e ka quajtur të pafytyrë politikë se ata deputetë që dolën kundër vendimeve të partive të tyre dhe i akuzoi se tradhtuan votat e tyre.

 “Siç e kemi parë janë bërë pazare me deputetë. Si AAK kemi pasë kandidatin tonë për president dhe qëndrimet tona për këtë çështje dhe del një deputet kundër vendimeve tona të kryesisë dhe elektoratit. Po thuhet, s’jam dëshmitar, por dihet që ka pare dhe poste”, tha ai.

Më tej, Berisha tha se pazaret e tilla nuk po bëhen për herë të parë, por se një metodë e tillë ishte kritikuar zëshëm nga Vetëvendosjes, të cilën ai po e akuzon se veproi në këtë mënyrë.

“I kanë blerë. Kjo është pafytyrësi politike. Këta deputetë e kanë tradhtuar votën e elektoratit të vet. Kësaj here ndodhi te AAK-ja. Nuk më ka befasuar veprimi i saj (Albena Reshitajt), por ka plot njerëz që e kanë votuar dhe që kërkojnë ta kthejnë mandatin.

Njihem në opinion si njeri që nuk hyj në këto lloj pazare. Ata shkojnë te njerëzit me karaktere më të dobëta. Krejt Kosova e di që ne e kemi një qëndrim dhe e mbajmë atë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT