OBSH jep lajmin: 6 javë rradhazi është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid

Bota

OBSH jep lajmin: 6 javë rradhazi është rritur ndjeshëm numri

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë lajmin e fundit, lidhur me rastet e Covid-19. Sipas OKB-së, numri i rasteve globale është rritur për të gjashtën javë radhazi. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se më shumë se katër milionë raste të reja janë raportuar javët e fundit.

Përkatësisht në Indi dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor u raportua një rritje e ndjeshme e rasteve pozitive me armikun e padukshëm.

Mediat raportojnë se në edhe në Brazil, SHBA, Turqi dhe Francë ka ndodhur e njëjta gjë, me një numër rekord rastes. Sipas OKB 71,000  persona ndërruan jetën gjatë javës së fundit, një rritje prej 11% krahasuar me një javë më parë.

Të gjitha rajonet përveç rajonit afrikan raportuan rritje të numrit të viktimave. Rajoni i Azisë Jug-Lindore gjithashtu raportoi rritjen më të madhe (46%) në numrin e viktimave.

ME TE LEXUARAT