“Lufta” në PD, Sulaj: Basha i vetmi që ka luftuar krimin e organizuar, duhet të bashkohemi

Kërkimi i demokratëve për largimin e Lulzim Bashës nga PD nuk mbështetet nga nënkryetari i PR, Blendi Sulaj. Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, shkruan se Basha është i vetmi që ka luftuar krimin e organizuar.
“Lulzim Basha si askush tjetër ka luftuar krimin e organizuar, korrupsioni ka propozuar programin më të mire përpara shqiptarëve dhe personalisht mendoj që është i vetmi lider apo individ i cili mund ta udhëheqi opozitën në luftën e fortë që e pret kundra këtij pushteti të egër i cili cdo ditë dhe më shumë do ta varfëroj Shqipëërinë dhe shqiptarët.
Nuk është koha të gjejmë fajtorët është koha të bashkohemi dhe vetëm të bashkuar mund dhe do t’ja shkurtojmë jetën kësaj qeverie”, shkruan ai.


