Franca nuk humb kohë, nis vaksinimin e qytetarëve mbi 18-vjeç

Qeveria franceze ka vendosur të nisë vaksinimin e qytetarëce mbi 18-vjeç nga 15 qershori. Lajmi u bë me dije nga presidenti i vendit Emmanuel Macron, i cili ka marrë shumë kritika për një fushatë të ngadaltë të vaksinimit. Më herët, Macron paraqiti planin e tij për të hequr përfundimisht kufizimet e COVID-19 në të gjithë vendin, që synon që shumica e bizneseve jo-thelbësore, përfshirë baret dhe restorantet të rihapen plotësisht më 9 qershor.
Aktualisht në Francë vaksinimi është i hapur për këdo që është mbi moshën 55-vjeç.
Ndërkohë që situata e vaksinimit në Francë ka ndryshuar plotësisht, pasi deri të enjten janë arritur të administrohen deri në 14.9 milionë doza të para ndërsa 6.3 milionë njerëz janë injektuar plotësisht. Deri në mes të qershorit qeveria franceze synon që 30 milionë njerëz të kenë marrë dozën e tyre të parë.


