Publikon votat e pavlefshme ndër vite, presidenti Meta: Të rinumërohen

Politikë

Publikon votat e pavlefshme ndër vite, presidenti Meta: Të

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka publikuar në Facebook-un e tij votat e pavlefshme të zgjedhjeve në vitin 2013, 2017 dhe në 2021, ku vihet re një rritje e ndjeshme e përqindjes ndër vite. Presidenti shkruan se këto vota të pavlefshme duhet të numërohen, për të rritur besimin e qytetarëve.

“Në zgjedhjet e vitit 2013 vetëm 1.39 përqind e votave ishin të pavlefshme.
Në vitin 2017 vetëm 1.98 përqind votave u shpallën të pavlefshme.

Publikon votat e pavlefshme ndër vite, presidenti Meta: Të

Aktualisht, sipas rezultateve paraprake të KQZ, kemi 5 përqind fletë votimi të pavlefshme.
Ndaj numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill.
Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund.
Krijimi i fokuseve të tjera, përtej kësaj çështjeje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia, është vetëm vijim i teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij.

Publikon votat e pavlefshme ndër vite, presidenti Meta: Të
Deri tani janë rreth 50 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2017 dhe rreth 60 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2013, ndërkohë që 8 vite më parë votuan rreth 80 mijë qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet e 25 prillit. Në demokraci qytetarët marrin pjesë në zgjedhje për t’i dhënë vlerë vullnetit të tyre dhe jo për ta bërë atë të pavlerë. Të rikthejmë besimin te vlera dhe barazia e votës sa më parë, me transparencë maksimale sipas Kodit Zgjedhor. Bashkëngjitur statistikat krahasuese të vitit 2013, vitit 2017 dhe 25 prillit 2021.”, shkruan ai.

 

ME TE LEXUARAT