Vodhi dy bankat në Tiranë, dalin detajet, 50-vjeçari akuzohet për grabitjen e 28 bankave në Greqi

Aktualitet

Vodhi dy bankat në Tiranë, dalin detajet, 50-vjeçari akuzohet
Robert Duka, 50-vjeçari nga Vlora i arrestuar në Tiranë për dy grabitje bankash në Tiranë, rezulton të ketë qenë më herët nën akuzë në Greqi, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet për grabitjen e 28 bankave në vendin fqinj.

Duka ishte mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgimin e agjentëve të policisë, të cilët dyshonin se ai po përgatitej të largohej sërish drejt Greqisë.

Hetuesit kanë ndjekur lëvizjet e tij deri në momentin e arrestimit në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Gjuetari i Bankave”.

Një tjetër detaj që ka dalë në dritë është se bashkëshortja e tij punon në një tjetër bankë të nivelit të dytë.

Robert Duka u arrestua si i dyshuar për dy grabitje bankash, të ndodhura më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, në zonën e Komunës së Parisit. Në grabitjen e fundit dyshohet se janë marrë rreth 60 mijë euro, ndërsa autori i dyshuar është larguar me monopatinë elektrike.

Gjatë arrestimit dhe kontrolleve, policia sekuestroi 8 200 euro, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve dhe dy telefona celularë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion