Lirimi i hapësirave publike pa përjashtime, Rama paralajmëron hapjen e portalit “Hapësira Ime” për denoncime

Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se procesi i lirimit të hapësirave publike do të jetë pa asnjë selektivitet dhe me zero tolerancë ndaj abuzimeve. Në një komunikim online, Rama theksoi rëndësinë e durimit dhe bashkëpunimit midis komunitetit dhe autoriteteve për të zbatuar ligjin në mënyrë të drejtë dhe të plotë.
Ai paralajmëroi hapjen e një portali të posaçëm, “Hapësira Ime”, ku qytetarët do të mund të bëjnë denoncime për çdo shkelje që vërejnë në hapësirat publike.
Ky portal do të shërbejë si një mjet për të monitoruar dhe ndëshkuar ato që shkelin rregullat dhe përpiqen të tejkalojnë kufijtë e hapësirave që i përkasin komunitetit.
Rama nënvizoi se nuk do të tolerohen asnjë përjashtim apo veprime selektive, edhe pse disa do të tentojnë të shmangin përgjegjësitë. Ai ftoi qytetarët të jenë pjesë aktive të këtij procesi duke dërguar denoncime të vazhdueshme deri sa të vendoset qartësisht se ku fillon jeta dhe e drejta e komunitetit në hapësirat publike.
Ky hap është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të rregulluar dhe mbrojtur hapësirat e përbashkëta, duke garantuar që asnjë subjekt privat të mos përvetësojë apo abuzojë me to në dëm të qytetarëve.


